top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË SHUMË SE 80% E PROGRAMEVE TË USAID-it SHKURTOHEN; 18% E MBETUR E PROGRAMEVE DO TË ZHVENDOSEN NËN DEPARTAMENTIN E SHTETIT; KONTRATAT E ANULUARA NUK I SHËRBENIN INTERESAVE THELBËSORE KOMBËTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 10
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari amerikan i Shtetit Marko (Marco) Rubio njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar 83% të programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe tha se mijëra kontrata të anuluara nuk i shërbenin interesave thelbësore kombëtare të ShBA-ës.

 

Sekretari Rubio e bëri njoftimin në një postim në mediat sociale dhe tha se administrata Tramp (Trump) ka përfunduar një rishikim gjashtë-javor.

 

5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk i shërbenin, (dhe në disa raste edhe dëmtuan), interesat thelbësore kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai.

 

Sekretari Rubio falënderoi Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë dhe stafin punëtor që punoi me orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike në ndihmën e huaj.

 

Ai tha se do të transferonte 18% të programeve që i mbijetuan spastrimit në Departamentin e Shtetit.

 

Njoftimi ishte një nga komentet e pakta publike nga sekretari Rubio për atë që ka qenë një zhvendosje historike nga ndihma dhe zhvillimi i huaj i ShBA-ës, e ekzekutuar nga të emëruarit politikë të presidentit Danll Tramp (Donald Trump) në Departamentin e Shtetit dhe ekipin DOGE të z. Illn Mask (Elon Musk).

 

Administrata Tramp ka punuar për javë të tëra për të çmontuar USAID-in, i cili, mbikëqyr ndihmën e huaj dhe programet e zhvillimit.

 

Mijëra punonjës ose janë lënë në pushim ose janë pushuar nga puna, ndërsa qeveria federale gjithashtu ka ngrirë pagesat për kontraktorët.

 

Pas një vendimi të gjykatës federale javën e kaluar, qeveria duhet të fillojë të bëjë pagesa për kontraktorët të hënën për punën e kryer tashmë, e cila, vlerësohet të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë.

 

Është e paqartë nëse shkurtimet do të ndikojnë në programin Ushqim për Paqe, i cili, blen miliarda ushqime nga fermerët amerikanë për t'i dërguar jashtë shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page