top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MË 16 GUSHT 2003 VDIQ SHQIPËRUESI I PARË I ILIADËS GJON SHLLAKU | NJOHËS I THELLË I GREQISHTES SË LASHTË DHE I LATINISHTES: ISHTE VETEM 22 VJEC KUR NË VITIN 1946 U DËNUA ME 101 VJET BURG.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Më 16 gusht të vitit 2003 vdiq shqipëruesi i parë i Iliadës, Gjon Shllaku, njohës i thellë i greqishtes së lashtë e latinishtes.

 

Përkthyesi dhe helenisti i shquar Gjon Shllaku, lindi në vitin 1923. Që në moshë të hershme nisi të përkthente.

 

Kur ishte vetëm 17 vjeç përktheu romanin “Ben Hur” të Vallasit, duke e marrë si një shtysë për përkthimet e mëpasshme që do t’i bënte kryeveprave botërore.

 

Ishte vetem 22 vjec kur në vitin 1946 u dënua me 101 vjet burg, nën akuzën e anëtarësisë në grupin “Bashkimi shqiptar”.

 

I magjepsur pas antikitetit nisi të përkthente Iliadën në burgun famëkeq të Burrelit, duke shkruar në thasë çimentoje dhe rripa gazetash.

 

Vazhdoi me përkthimin e veprës, pas vitit 1957 kur u lirua nga burgu, pasi kreu 11 vjet nga dënimi që iu dha.

 

Gjatë jetës së tij, jetë të cilën ia kushtoi plotësisht përkthimit, do t’i bënte të flisnin shqip personazhet e shtatë tragjedive të Sofokliut, të katër tragjedive të Euripidit, të shtatë tragjedive të Shekspirit si dhe “Prometeun e Lidhur” të Eskilit dhe “Eneidën” dhe “Gjeorgjikat” e Virgjilit.

 

Gjithashtu do të përpilonte edhe dy fjalorë me rëndësi të madhe për të gjithë studiuesit dhe filologët shqiptarë, Greqishte e Vjetër – Shqip me 20 mijë fjalë dhe atë të Gjuhës së Vjetër Latine – Shqip me 65 mijë fjalë.

 

Me përkthimet e tij, i dha Shqipërisë hijeshinë e vargjeve helene e latine.

 

Për këto përkthime, ai do të vlerësohej nga qeveria greke me çmimin “Disku i Argjendtë” ndërsa në Shqipëri në vitin 1995 me urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

 

Helenisti i shquar dhe i fundit i shkollës së përkthyesve të klasikëve vdiq në vitin 2003 në Shkodër, duke i lënë gjuhës shqipe një trashëgimi të vlefshme.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page