top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

LUSHNJE: U ARRESTUAN ERION MALAJ; ARJOL MËHILLI; DENIS VISHKULLI | AKUZOHEN SE LUANIN KUMAR NË CELULARË NË NJË AMBIENT TË PËRSHTATUR POSAÇËRISHT.

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Erion Malaj.

2- Z. Arjol Mehilli.

3- Z. Denis Vishkulli.

 

Ata u kapën në flagrancë duke organizuar lojra fati me celularë.

 

Njoftim | Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për zhvillimin e lojrave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit dhe 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke organizuar lojra fati me celularë. Sekuestrohen 3 celularë dhe 15 televizorë që përdoreshin për organizimin e kësaj veprimtarie.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i Ligjit", me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, një lokal ku organizoheshin lojëra fati.

 

Për këtë rast u arrestua shtetasi E. M., 36- vjeç, banues në Lushnjë pasi në lokalin e tij u konstatuan 15 televizorë të cilët shërbenin për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

 

Gjithashtu u arrestuan shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Madhe, Lushnjë, pasi u konstatuan në lokalin e shtetasit E. M., duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page