Tiranë, Shqipëri | Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi humbi gjyqin (vulën zyrtare) dorëzoi edhe automjetin që ishte në emër të Partisë Demokratike.
Automjeti tip “Range Rover”, me të cilin ai është parë të lëvizte vitet e fundit, tashmë është rikthyer në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, e cila ka për kryetar z. Sali Berisha, i cili prej më shumë se 8 muajsh ndodhet nën masën e sigurimit vetjak “arrest shtëpie”, me kërkesë të autoriteteve të posaçme të hetimit dhe të gjykimit penal.
Automjeti është pronë e Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe për këtë shkak z. Basha duke përmbushur një detyrim kontraktual e këtheu atje ku e ka vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários