top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LUFTANIJA AMERIKANE USS SAVANNAH U BREGËZUA (ANKORUA) NË KAMBOXHIA PËR HERË TË PARË NË TETË VJET NË PORTIN E SIHANUKVAILLIT | KAMBOXHIA KONSIDEROHET NJË ALEAT I NGUSHTË I KINËS NË AZINË JUGLINDORE.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Phnom Penh, Kamboxhia | Një anije e marinës amerikane, USS Savannah, hodhi spirancën në Kamboxhia.

 

Për herë të parë në tetë vjet një luftanije amerikane vizitoi Kamboxhian, një aleat i ngushtë i Kinës në Azinë Juglindore: e fundit në një seri shenjash të tensionit midis Uashingtonit dhe Phnom Penh-ut, për të cilën, ajo kontribuoi në muajin qershor edhe vizitën në vendin aziatik të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloid Ostin (Lloyd Austin).

 

USS Savannah u ankorua në portin e Sihanoukville në Gjirin e Tajlandës për një vizitë pesë-ditore.

 

Savannah, e klasifikuar si Anije Luftarake Bregdetare, ka një ekuipazh prej 103 vetash.

 

Është fantastike të kthehesh, duke sjellë përsëri praninë e SHBA këtu pas tetë vjetësh”, tha komandanti i anijes, Daniel A. Sledz, gjatë një konference të shkurtër shtypi.

 

Për shumë vite, Shtetet e Bashkuara kanë pasur marrëdhënie të vështira me Kamboxhian, duke kritikuar qeverinë e saj për represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

 

Ekziston një shqetësim i veçantë për lidhjet e saj me Kinën. Uashingtoni ka frikë se Pekini mund të fitojë akses ekskluziv në bazën detare kamboxhiane të Ream-it, në Gjirin e Tajlandës, jo shumë larg vendit ku u ankorua Savannah-u.

 

Megjithatë, kohët e fundit ka pasur shenja të një rivendosjeje të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Kamboxhias.

 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Kamboxhias tha javën e kaluar se vizita e USS Savannah u organizua pas një kërkese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të forcojë dhe zgjerojë lidhjet e miqësisë, si dhe do të promovojë bashkëpunimin dypalësh.

 

Dy ditë më parë, ministria e Jashtme Kamboxhiane theksoi vrullin pozitiv në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh dhe ringjalljen e bashkëpunimit ushtarak midis Kamboxhias dhe Shteteve të Bashkuara.

 

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ës Lloid Ostin (Lloyd Austin) vizitoi Kamboxhian në fillim të muajit qershor dhe zhvilloi bisedime me kryeministrin Hun Manet dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

 

Sekretari u takua gjithashtu me ish studentë kamboxhianë të programeve të trajnimit ushtarak të SHBA-ës.

 

Vetë Hun Manet është i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara në West Point.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page