top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LONDËR: U ARRESTUA MIRJAN DEMUÇAJ ME ORIGJINË NGA PUKA | BËNTE TREGTI DROGE ME QYTETARIN SERB MILAN VUKAJLOVIÇ (POR JO VETËM).

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Londër, Britani e Madhe | Në lagjen Barking, në Lindje të Londrës, autoritetet britanike të hetimit penal arrestuan një qytetar shqiptar dhe një serb.

 

Ata ishin tregtarë droge duke bërë ujdi.

 

Z. Mirjan Demuçaj, me moshë 26 vjeç, me origjinë nga Puka, banues në Longbrixh Roud (Longbridge Road), në Barking, u arrestua i akuzuar për shitjen e 2 kg kokainë qytetarit serb të quajtur Milan Vukajloviç, më 21 shtator 2021, por jo vetëm.

 

Z. Demuçaj u përpoq të shiste edhe një sasi hashashi më datën 02 gusht 2024, akt kriminal për të cilin u akuzua gjithashtu.


Kur autoritetet britanike kërkuan për emrin e tij në sistemin e të dhënave penale rezultoi se ai ishte në kërkim policor edhe për shitjen e dy kilogramëve kokainë, rreth 3 vjet më parë.

 

Z. Demuçaj u akuzua gjithashtu edhe për zotërimin e një sasie të hollash kesh, me burim kriminal.

 

Akuzat penale z. Mirjan Demuçajt iu komunikuan në gjykatën Thames Magistrate Court.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page