LONDËR: FILLOI GJYQI PENAL PËR DANIEL GRAHAM DHE ADAM CARRUTHERS | AKUZOHEN SE PRENË PEMËN E ROBIN HUDIT E CILA ISHTE PJESË E TRASHËGIMISË SË KULTURËS BOTËRORE (MBROHEJ NGA UNESCO).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 9
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Dy burrat e akuzuar në sistemin britanik të drejtësisë penale për prerjen tronditëse, në vitin 2023, të një peme dy shekullore që është simbol i Mbretërisë së Bashkuar, Sycamore Gap Treeria, janë shpallur fajtorë.
Ata janë:
1- Z. Daniel Graham, me moshë 39 vjeç.
2- Z. Adam Carruthers, me moshë 32 vjeç.
Ata u nxuarrën para gjykatës së Njukastllit (Newcastle) për aktin e pakuptimtë të vandalizmit.
Në seancën dëgjimore prokurorët konfirmuan pakuptimësinë si protagonistë të një misioni huliganizmi idiot, të përjetësuar ndër të tjera nga videoja e një telefoni celular.
Të akuzuarit, të cilët, do të mësojnë dënimet e tyre penale të sakta në muajin korrik, u akuzuan për dëmtim të qëllimshëm penal, duke përfshirë edhe reagimin negativ që shakaja pati në rrënojat ngjitur me Murin e Aadrianit; i cili është një fortifikim guri i ndërtuar nga perandori romak me të njëjtin emër në shekullin e 2-të në kufirin midis provincës së atëhershme të Britanisë, në veri të Anglisë së sotme, dhe Kaledonisë, e cila, korrespondon kryesisht me Skocinë e sotme.
Shkatërrimi i pemës historike, e fotografuar çdo vit nga një mori vizitorësh dhe e përfshirë në një vend të mbrojtur nga UNESCO si një vend i trashëgimisë botërore, ka tronditur opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar, i cili, e ka ndjekur procesin hetimor paraprak me vëmendje.
Sycamore Gap është përjetësuar në të kaluarën nga filma historikë ose pseudo-historikë, siç është filmi i suksesshëm i Hollivudit me titull “Robin Hood, Prince of Thieves”, me protagonist aktorin legjendar Kevin Kostër (Kevin Costner).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários