LOJËRA SPIUNAZHI MES HUNGARISË DHE UKRAINËS: SHËRBIMI I SIGURISË I UKRAINËS (SBU) NJOFTOI SE ZBULOI DY SPIUNË TË REKUTUAR NGA HUNGARIA (MASHKULL + FEMËR); NJËRI PREJ TYRE I KONSERVUAR (I FJETUR).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 9
- 3 min read

Kiev, Ukrainë | Zbulimi i një rrjeti spiunazhi në Transkarpati të lidhur me inteligjencën ushtarake të Hungarisë, i njoftuar sot nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU), është pjesë e një lufte inteligjence midis dy vendeve që ka vazhduar prej muajsh.
Kjo u raportua nga portali hungarez i lajmeve “Telex” bazuar në atë që u mësua nga burime pranë shërbimeve sekrete në Budapest dhe Kiev.
Sipas gazetës online ukrainase “Kyiv Post”, dy personat e arrestuar u rekrutuan nga inteligjenca hungareze dhe më parë ishin përfshirë në Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Agjencia e lajmeve “UNIAN” raportoi se ajo është një grua 40-vjeçare dhe një “agjente e fjetur” e cila, u rekrutua në vitin 2021 dhe ka qenë aktive që nga muaji shtator i vitit të kaluar.
Të dy tani akuzohen për tradhti.
Portali “Telex” raportoi se bisedimet diplomatike midis Budapestit dhe Kievit janë duke u zhvilluar tashmë, por ndërkohë ministri i Jashtëm Hungarez Peter Szijjarto e hodhi poshtë njoftimin e SBU-së si propagandë anti-hungareze.
Burimet e portalit “Telex” treguan se kjo lojë spiunazhi ka precedentë në muajt e fundit, duke filluar me atë që ndodhi javën e kaluar; në një episod që nuk u zbulua publikisht, sistemet e radarëve të Forcave të Armatosura Hungareze kapën dronë në territorin kombëtar, njëri prej të cilëve u rrëzua.
Budapesti dyshon se avionët ishin ukrainas.
Shkurtin e kaluar, gjatë një takimi të Komitetit të Sigurisë së Asamblesë Kombëtare në Budapest, doli në pah teoria se Ukraina kishte nisur një fushatë inteligjence për të diskredituar kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Burime nga portali “Telex” mohuan që akuza të ishte bërë gjatë takimit.
Megjithatë, mediat hungareze pranë qeverisë së kryeminsitrit Orban e kanë rilançuar hipotezën, duke pretenduar se dokumentari investigativ “Dinasztia”, i cili, tregon se si familja e kryeministrit u pasurua në kurriz të hungarezëve, është pjesë e kësaj makine balte ukrainase.
Sipas burimeve të portalit “Telex”, inteligjenca hungareze mblodhi informacione se Kievi donte të kryente veprime sabotimi kundër Rusisë duke përdorur Hungarinë.
Stërvitja për këto sabotime të dyshuara, në fakt, do të kishte ndodhur pikërisht në Transkarpati.
Gjykata e Qarkut Shevçenko (Shevchenko) në Kiev ka urdhëruar që dy shtetasit e arrestuar ukrainas të mbahen në paraburgim pa lirim me kusht.
Gjyqtarja Mariana (Maryna) Antoniuk ia tha këtë agjencisë së lajmeve “Ukrinform”.
“Gjyqtarët hetues kanë aplikuar një masë parandaluese në formën e paraburgimit 60-ditor ndaj burrit dhe gruas të dyshuar për tradhti”, tha gjyqtarja Antoniuk.
Agjentët kishin për detyrë të mblidhnin informacione mbi sigurinë e rajonit Transkarpatian, duke përfshirë dobësitë në mbrojtjen ajrore dhe infrastrukturën ushtarake, si dhe të analizonin skenarët socialë në rast të hyrjes së trupave hungareze në rajon.
Njëri nga dy të ndaluarit është një ish-ushtar 40-vjeçar nga distrikti i Beregovit, i aktivizuar në vitin 2024 nga një oficer karriere i shërbimeve sekrete hungareze, i identifikuar tashmë nga SBU.
E dyshuara tjetër është një ish-anëtare e Forcave të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, e liruar nga detyra në vitin 2025, e cila, dyshohet se ka dhënë informacione në lidhje me praninë e aeroplanëve, helikopterëve dhe sistemeve mbrojtëse të ish-njësisë së saj.
Gjatë kontrolleve, kundërzbulimi sekuestroi telefona dhe materiale provash.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments