top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LISTA E RRUGËVE QË DO TË BLLOKOHEN GJATË MARSHIMIT ANTIQEVERITAR | NË VARËSI TË ZHVILLIMIT TË MARSHIMIT MUND DO TË BLLOKOHEN 15 RRUGËT E MËPOSHTËME.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Sot do të shvillohet një marshim kundërqeveritar.

 

Autoritetet përgjegjëse të ngarkuara me detyra për mbarëvajtjen e tij kanë marrë masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

 

Në një komunikatë për entet mediatike njoftohet se qytetarët se, duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme dhe deri në përfundim të tubimit, do të përballen me bllokime në lëvizjen e automjeteve në akse të ndryshme rrugore.

 

Marshimi i protestës fillon nga ora 18:00 dhe do të duhet të përfundojë në orën 22:00.

 

Autoritetet kumtojnë se mund të ketë kufizime të qarkullimit në këto akse rrugore:

 

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i Panjohur” deri te 9-katëshet.

Shkolla “1 Maji” – Kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit.

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës.

Kryqëzimi i Librit Universitar.

 Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”.

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”.

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”.

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit.

 Kryqëzimi i urës së Taivanit.

 Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”.

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”.

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave.

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”.

 Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page