LIPJAN: U PEZULLUAN NGA DETYRA PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS IBRAHIM NELA; ARTIDON KONXHELI; LIRIDON RRAHMANI; ALBIAN RATKOCERI; ENDRIT BEQIRI | AGON ZEJNULLAHU U VDIQ NDËR DUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Lipjan, Republika e Kosovës | Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) pezulloi nga detyrat punonjësit e Policisë që u përfshinë në arrestimin e:
1- Z. Agon Zejnullahu, i cili, vdiq në vendin e ngjarjes.
Të pezulluarit nga detyrat janë:
1- Z. Ibrahim Nela.
2- Z. Artidon Konxheli.
3- Z. Liridon Rrahmani.
4- Z. Albian Ratkoceri.
5- Z. Endrit Beqiri.
Pezullimi i tyre u krye në mënyrë që hetimet penale paraprake të vdekjes së z. Zejnullahu të kryen në mënyrë sa më të drejtë dhe sa më të paanëshme nga pikëpamja proceduriale penale.
Njoftim | Në interes të zhvillimit të hetimit, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit të përkohshëm për pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor( përfshirë një rreshter dhe katër zyrtarë policorë). Suspendimi i tyre është masë administrative e përkohshme dhe në këtë fazë nuk paragjykon përgjegjësinë e tyre ligjore apo profesionale, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments