top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBRI I RI I GAZETARIT UDARD (WOODWARD): PUTINI MENDOI PËR PËRDORIMIN E ARMËVE BËRTHAMORE | PRESIDENTI AMERIKAN I DËRGOI MESAZH DUKE I KUJTUAR PASOJAT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Disa muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, inteligjenca amerikane zbuloi diskutime të besueshme brenda Kremlinit se presidenti rus Vladimir Putin po konsideronte seriozisht përdorimin e armëve atomike.

 

Gazetari i skandalit Uotërgeit (Watergate), i quajtur Bab Udarad (Bob Woodward) e zbulon këtë në librin e tij “Lufta”, i cili do të dalë javën e ardhshme.

 

Inteligjenca amerikane besonte se kishte një probabilitet prej 50% që presidenti Putin të përdorte armë bërthamore.

 

Presidenti Xhëu Baidn (Joe Biden), përballë informacionit të inteligjencës, i tha këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Xheik Salliven (Jake Sullivan), të kontaktonte me rusët dhe t'u tregonte atyre, me një gjuhë kërcënuese, por jo shumë të fortë, se cila do të ishte përgjigja amerikane.

 

Presidenti gjithashtu kontaktoi drejtpërdrejt Putinin me një mesazh për pasojat katastrofike të përdorimit të armëve bërthamore nga Moska.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page