Romë, Itali | “Kur të telefonojë një dictator”, libri i fundit i Ismail Kadaresë, shkrimtarit, poetit dhe skenaristit të madh shqiptar, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, do të jetë në libraritë italiane në tetor 2024, i përkëthyer nga Çetina kalio (Cettina Caliò).
I konsideruar ndër librat më të mirë të vitit 2023 nga Gazeta amerikane “Wall Street Journal”, i përzgjedhur për Çmimin Ndërkombëtar Booker 2024, në romanin me 164 faqe Kadare rindërton, me një kombinim magjepsës momentesh ëndrrash dhe hetimesh në burime të besueshme, tre minutat e një telefonate midis Stalinit dhe Pasternakut, dhe çfarë shkaktoi ky moment i tensionuar, misterioz dhe shumë pak i njohur në historinë moderne.
Thuhet se në qershor 1934 Jozef Stalini i telefonoi romancierit dhe poetit të famshëm Boris Pasternak për të diskutuar rreth arrestimit të poetit sovjetik Osip Mandelstam.
“Shoku Stalin dëshiron të flasë me ju.”
Duke ndërthurur së bashku dëshmitë e personazheve të lidhur me Pasternakun dhe Mandelstamin, shkrimtarë si Isaiah Berlin dhe Anna Akhmatova dhe gazetarë, Kadare i jep jetë një romani bindës që nxjerr në pah marrëdhëniet midis artit dhe pushtetit në të cilat një shkrimtar, i cili duhet të jetë i lirë sipas definicionit, detyrohet të merret me politikë dhe një tiran gjakatar.
Një histori e ethshme dhe e përzemërt që zbulon ngjashmëri shqetësuese me përvojën e drejtpërdrejtë të Kadaresë, kur nën diktaturën e egër të Hoxhës, ai mori një telefonatë të papritur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments