top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI: TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË TRIPOLI | U VRA UDHËHEQËSI I MILICISË LIBIANE ABDEL GHANI AL-KIKLI; QEVERIA U BËN THIRRJE NJERËZVE TË QËNDROJNË NË SHTËPI; FLUTURIMET U DEVIJUAN PËR NË MISURATA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 13
  • 1 min read

Tunis, Tunizi | Z. Abdel Ghani Al-Kikli, i njohur si Geniua (Gheniwa), kreu i milicisë së Aparatit të Mbështetjes së Stabilitetit (SSA), u vra sot në kampin ushtarak Tekbali, në jug të Tripolit.

Z. Abdel Ghani Al-Kikli.
Z. Abdel Ghani Al-Kikli.

Mediat libiane e raportuan këtë, përfshirë “The Libia Update”, sipas të cilës, trupi i tij mbërriti në spitalin Abu Salim në Tripoli.

 

Enti mediatik “Porta Al Wasat” raporton gjithashtu për të shtëna me armë në Ain Zara pas njoftimit për shtyp.

 

Disa muaj më parë, ai u pa në Itali, duke shkaktuar polemika.

 

Ministria libiane e Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve në Tripolin perëndimor të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për sigurinë e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page