top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LIBI: GJENERALI HAFTAR I ZBULOI BOTËS ARMË TË REJA TË PËRPARUARA NË PARADËN E BENGAZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27
  • 4 min read
Gjenerali Khalifa Haftar.
Gjenerali Khalifa Haftar.

Tripoli, Libi | Ushtria Kombëtare Libiane (UKL) nën komandën e gjeneralit Khalifa Haftar shfaqi një arsenal armësh të reja dhe të përparuara gjatë një parade masive ushtarake në Bengazi, duke demonstruar një përmirësim të ndjeshëm të aftësive të saj ushtarake dhe duke i dërguar një mesazh të fortë Tripolit dhe bashkësisë ndërkombëtare, në shkelje të hapur të embargos së Kombeve të Bashkuara.

 

Ishte një ngjarje interesante dhe e guximshme”, komentoi z. Oded Berkouitz (Berkowitz), Zëvendësdrejtor i Inteligjencës së “Max Security”, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të pajisjeve të reja.

 

Aspekti më domethënës është sigurisht prezantimi zyrtar i sistemit të raketave anti-ajrore Tor, një nga platformat më të përparuara që është aktualisht e pranishme në Libi”.

 

Midis automjeteve në qendër të vëmendjes në paradë, sistemi 9K330 Tor (SA-15 Gauntlet) i prodhuar në Rusi përfaqëson një risi absolute në panoramën libiane.

 

Ky sistem”, shtoi z. Berkouitz e vendos UKL-në në një pozicion superioriteti strategjik mbi mbrojtjen ajrore të Tripolit, duke shënuar një hap të qartë cilësor.

 

Përveç sistemit Tor, UKL-ja demonstroi sistemet kundërajrore Pantsir-S1 (SA-22), të cilat ishin parë në të kaluarën, por tani ishin pasuruar me versione të reja.


Këto sisteme kombinojnë topa automatikë dhe raketa tokë-ajër, duke siguruar mbrojtje shumë efektive kundër dronëve dhe raketave armike.


Një aftësi thelbësore në Libi, e cila, ishte një nga teatrot e para të luftës që përdori dronë në shkallë të gjerë.


Ky theksim te dronët dhe masat kundër tyre tregon se si Haftar po zbaton mësimet e nxjerra nga konfliktet bashkëkohore, përfshirë luftën ruso-ukrainase”, shpjegoi Berkouitz.

 

Duke folur për konfliktin ukrainas, prania e tankeve T-72 dhe T-62 të pajisura me kafaze mbrojtëse - mbrojtje shtesë kundër raketave antitank dhe sulmeve me dronë - një zgjidhje teknike e miratuar së fundmi nga forcat ruse në Ukrainë, nuk kaloi pa u vënë re.

 

Sa i përket raketave, parada përfshinte edhe sistemet e fuqishme të raketave me lëshim të shumëfishtë BM-30 Smerch, si dhe raketat balistike Scud-B dhe Luna-M, më të vjetra, por ende efektive, që datojnë që nga epoka e Gadafit.

 

Këto të fundit, megjithëse konsiderohen të vjetëruara sipas standardeve moderne, ruajnë një kapacitet të konsiderueshëm shkatërrues.

 

Po aq e rëndësishme ishte edhe prezantimi i avionëve.

 

Ushtria Kombëtare e Libisë demonstroi zyrtarisht për herë të parë helikopterin gjigant rus Mil Mi-26, me një kapacitet ngarkese deri në 20 ton, si dhe avionë luftarakë të përparuar si MiG-29 dhe Su-24, ky i fundit me sa duket i operuar nga personeli i “Korpusit Afrikan” të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, i njohur më parë si Grupi Uagnër (Wagner).

 

Ndër karakteristikat më të habitshme ishte pjesëmarrja e një Antonov An-12BK nga Cavok Air me bazë në Ukrainë, i treguar si pjesë e flotës ajrore ENL, një element që sugjeron lidhje interesante ndërkombëtare.

 

Prania ndërkombëtare në paradë është një faktor tjetër që vlen të përmendet.

 

Përveç zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Junus-bek Jevkurov (Yunus-bek Yevkurov), dhe kreut të KGB-së bjelloruse, Ivan Tertel, kishte edhe anëtarë të forcave speciale amerikane, megjithëse pa emra dhe grada ushtarake në uniformat e tyre, si dhe një admiral (Koramiral) i Marinës Turke.

 

Një prani delikate, por domethënëse”, vëren z. Berkouitz, i cili, tregon një përpjekje nga Perëndimi për të balancuar ndikimin në rritje të Rusisë në Libinë lindore.

 

Jo më pak të rëndësishme janë automjetet e shumta të blinduara dhe automjetet speciale.

 

Dhjetëra automjete të blinduara ruse Tiger dhe VPK-Ural, automjete të blinduara amfibe BTR-80/82 dhe automjete amerikane për terrene të vështira Tomcar TX, të cilat, nënvizojnë diversifikimin e burimeve të furnizimit të UKL-së.

 

Vëmendje e madhe iu kushtua edhe sektorit të dronëve, me një prani të qartë të UAV-ve kinezë.

 

Midis modeleve të ekspozuara janë sisteme vertikale ngritjeje si Vtol QP537 dhe Volitation Vt370, të cilat, mund të përdoren si për misione mbikëqyrjeje ashtu edhe për sulm.

 

Veçanërisht i rëndësishëm është shfaqja e dronit kinez Azure Hybrid VTOL, i aftë të operojë nga shtatë deri në 12 orë me një ngarkesë prej 17 kilogramësh, falë një sistemi të përzier shtytës benzinë-elektrike.

 

Është një platformë e projektuar për operacione me qëndrueshmëri të gjatë dhe për misione zbulimi dhe shënjestrimi.

 

Për më tepër, përdorimi i UAV-ve kinezë pasqyron një strategji prokurimi të arritshme, por teknologjikisht konkurruese nga UKL-ja, në një kontekst ku kontrolli i hapësirës ajrore mbetet një nga çelësat e supremacisë ushtarake.

 

Kjo nuk është e gjitha.

 

Përveç dronëve, prania e pajisjeve të këmbësorisë të prodhuara në Kinë nxori në pah më tej ndikimin në rritje të Pekinit në pajisjet e UKL-së.

 

Në veçanti, disa ushtarë në paradë u shfaqën të armatosur me pushkë sulmi QBZ-97, të nxjerra nga QBZ-95, të përdorura tashmë në teatro të ndryshme afrikane dhe aziatike.

 

Për më tepër, janë identifikuar pajisje portative anti-dronë WRJ-Q02, të prodhuara në Kinë, të projektuara për të çaktivizuar UAV-të e vogla dhe të mesme duke përdorur pulse me frekuencë të lartë.

 

Këto mjete të lehta dhe lehtësisht të zhvendosshme përfaqësojnë një burim thelbësor në skenarët e luftës ku kërcënimi i dronëve kamikazë është në rritje.

 

Miratimi i këtyre teknologjive nga UKL-ja tregon një fokus në rritje në mbrojtjen e afërt të trupave dhe neutralizimin e kërcënimeve asimetrike, në përputhje me trendet që dalin nga konfliktet e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

 

Parada e Bengazit, më në fund, është konfiguruar si një mesazh politik dhe ushtarak drejtuar fraksioneve rivale në Tripoli dhe bashkësisë ndërkombëtare, duke riafirmuar imazhin e Haftarit (dhe bijve të tij) si udhëheqësi i vetëm i një force ushtarake kohezive dhe të organizuar, në kundërshtim me mozaikun e fragmentuar të milicive në Libinë perëndimore.

 

Këto parada janë gjithmonë një mesazh politik - tha z. Berkouitz - një pohim i fuqisë ushtarake dhe politike drejtuar rivalëve të dikujt dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page