Tripoli, Libi | Z. Abdurahman Al Milad, i njohur si Bija ose Bidja, një nga trafikantët kryesorë të qenieve njerëzore në Libi, është vrarë.
Kjo u raportua nga burime të ndryshme duke përfshirë faqen e internetit Libya Observer.
“Burimet nga Akademia Detare Janzur: Al-Bidja vdiq pas të shtënave në makinën e tij në zonën e Saiadit (Sayyad)”, shkruan faqja në rrjetin social virtual Iks (X), duke iu referuar një lokacioni në periferi të Tripolit.
Vdekja e Bidja-s u njoftua gjithashtu, pa dhënë detaje se si në faqen e Facebook të Departamentit të Rojës Bregdetare të Libisë në Tripoli.
Z. Anas El Gomati, Drejtor i Institutit Sadeq, i cili e paraqet veten si “think-tanku i parë” i vendit të Afrikës së Veriut, nënvizoi se Bija, sapo u vra jashtë bazës detare në periferi të Tripolit.
“Bija ndërtoi një perandori mbi vuajtjet njerëzore dhe politika evropiane e bëri të mundur”, vazhdon analisti, duke shtuar se ai i kishte transformuar përpjekjet e ndihmës në një shpërblesë: më të rrezikuarit e përgjuar në Mesdhe u kthyen në Libi për t'u zhvatur në qendra paraburgimi.
Bija u konsiderua nga OKB-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë si një nga organizatorët kryesorë të trafikimit të emigrantëve në Libi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments