top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË: U ARRESTUA MIKEL BIBA | AKUZOHET PËR 3 VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Mikel Biba, me moshë 37 vjeç.

 

Arsyet e arrestimit të tij janë parashtruar në njoftimin e mëposhtëm zyrtar të Policisë së Shtetit.

 

Njoftim | Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori.

 

37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

 

Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

 

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

 

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page