top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

LEDOVIK SYZIU MBETI I PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI ME LËNDË PLASËSE QË I ISHTE VENDOSUR NË AUTOMJET.

Mirditë, Shqipëri | Lëndë plasëse artizanale shpërtheu në automjetin e z. Ledovik Syziu.

 

Akti kriminal ngjau sot në mëngjes.

Kur z. Syziu shkoi për të ndezur automjetin ndodhi shpërthimi në pjesën e pasme të saj.

 

Për pasojë mbeti i plagosur.


Në dëshminë e parë të dhënë pasi ka marrë ndihmën mjekësore, z. Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet e sulmit me lëndë plasëse ndaj tij.

 

Janë thirrur për t’u intervistuar edhe familjare të tij me qëllimin për të vjelë të dhëna të dobishme për hetimin penal të hapur tashmë nga autoritetet vendore.

 

Z. Syziu ka patur një vëlla të zhdukur që prej vitit 1997, i cili është i dyshuar si autor i disa akteve kriminale të ndodhura në vitin 1997.

 

Njoftim | Rreth orës 08:05, Salla operative e Komisariatit të Policisë Mirditë është njoftuar se në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së shtetasit L.S, në momentin që ky shtetas ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme të automjetit ka ndodhur një shpërthim.

 

Për pasojë shtetasi L.S, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

 

Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon intensivisht punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page