Nga z. Josep Borrell*.
*Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë.
Bruksel, Belgjikë | Samiti i Paqes i organizuar nga Zvicra do të bashkojë pothuajse 100 vende nga të gjitha pjesët e globit për të diskutuar se si të iniciohet një proces për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.
BE-ja i mbështet plotësisht këto përpjekje. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se populli ukrainas, por paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse bazohet në parimet thelbësore të Kartës së OKB-së.
Këtë fundjavë do të marrë pjesë në Samitin e Paqes në Ukrainë në Zvicër. Kjo nuk është një platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë.
Ky samit më tepër synon të zhvillojë midis vendeve pjesëmarrëse parametra të përbashkëta për paqen, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e OKB-së.
Samiti do të përqendrohet gjithashtu në çështje praktike të përzgjedhura në të cilat të angazhohet Rusia: si të rritet siguria bërthamore, të lehtësohet shkëmbimi i robërve dhe të sigurohet kthimi i mijëra fëmijëve ukrainas të rrëmbyer në Rusi, një praktikë që ngjan në periudha më të errëta të historisë evropiane.
Ai gjithashtu do të fokusohet në sigurimin e lundrimit të lirë dhe mbrojtjen e infrastrukturës portuale të Detit të Zi.
Ndikimi i luftës së agresionit kundër Ukrainës shtrihet shumë përtej kufijve të saj.
Një konflikt i zgjatur ose i ngrirë do të përjetësonte paqëndrueshmërinë dhe do të kërcënonte sigurinë globale të ushqimit dhe stabilitetin ekonomik.
Përparimi në këto fusha mund të hapë rrugë për angazhim me Rusinë në fusha të tjera me kalimin e kohës.
Kjo luftë dhe rezultati i saj janë ekzistenciale për Ukrainën, por edhe për sigurinë evropiane.
Çdo armëpushim që do t’i lejonte Rusisë të mbante regjimin e saj represiv në territoret e pushtuara, do ta shpërblente këtë agresion, do të minonte të drejtën ndërkombëtare dhe do të inkurajonte zgjerimin e mëtejshëm territorial nga Rusia.
Çdo raport i OKB-së që nga viti 2022 ofron prova të shumta të represionit brutal të ukrainasve dhe shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut në Ukrainën e pushtuar.
Rusia po bën një luftë të paprovokuar, e nxitur nga ambicia perandorake, ndërsa Ukraina po bën një luftë domosdoshmërie, duke mbrojtur të drejtën e saj për të ekzistuar.
Askush nuk e dëshiron paqen më shumë se ukrainasit. Megjithatë, kushtet e duhura për paqe kanë rëndësi për Ukrainën dhe botën.
Rusia po bën një luftë të paprovokuar që ka zgjedhur ta bëjë, e nxitur nga ambicia perandorake, ndërsa Ukraina po bën një luftë domosdoshmërie, duke mbrojtur të drejtën e saj për të ekzistuar.
Siç tha përsëri Vladimir Putin në Shën Petersburg disa ditë më parë, ai synon fitoren e plotë në fushën e betejës dhe nuk sheh urgjencë për t’i dhënë fund luftës.
Vetëm pak javë më parë, ai nisi një ofensivë të re kundër qytetit të Kharkivit. Raketat e tij kanë shkatërruar kryesisht infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe vazhdojnë të vrasin civilë ukrainas çdo ditë.
Ndërkohë, të dërguarit e tij bëjnë turne nëpër botë për të dekurajuar vendet që të angazhohen në Samitin për Paqe.
Rusia pa dyshim nuk është e gatshme të angazhohet në negociata me mirëbesim dhe do të përdorte çdo armëpushim për t’u riarmatosur dhe për të sulmuar përsëri.
Narrativat e Rusisë rreth paqes janë thjesht përpjekje të maskuara për të legjitimuar luftën e saj të pushtimit territorial.
Rrjedhimisht, deklarata e Rusisë se nuk do të merrte pjesë në samitin zviceran, edhe nëse do të ishte e ftuar, nuk ishte befasi.
Megjithatë, pjesëmarrja e afro 100 vendeve dhe organizatave, nga Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika Latine, tregon mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në bazë të Kartës së OKB-së.
Kjo është thelbësore për të siguruar Ukrainën, viktimë e luftës së agresionit të Rusisë, përpara çdo angazhimi të mundshëm me Rusinë.
Pjesëmarrja e afro 100 vendeve dhe organizatave nga Azia, Lindja e Mesme, Afrika dhe Amerika Latine, tregon mbështetje të fuqishme ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në bazë të Kartës së OKB-së.
Propozime të tjera do të diskutohen gjithashtu në Samit, por ne besojmë se formula e paqes prej 10 pikash e Ukrainës mbetet baza më e besueshme për negociatat e ardhshme të paqes.
Propozimet që nuk i referohen Kartës së OKB-së dhe injorojnë sovranitetin politik, integritetin territorial dhe të drejtën për vetëmbrojtje të Ukrainës, do të përbënin shpërblimin e agresorit dhe legjitimimin e përpjekjeve të Rusisë për të rivizatuar kufijtë me forcë.
Propozime të tilla nuk mund të sjellin paqe të qëndrueshme. Në këtë drejtim, mungesa e Kinës në Zvicër dhe shtrirja e saj për të dekurajuar pjesëmarrjen nuk i forcojnë pretendimet e Kinës për neutralitet.
BE-ja dëshiron paqe në Ukrainë. Një zgjidhje diplomatike që respekton normat ndërkombëtare do të kishte mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.
Në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë t’i bashkojmë përpjekjet tona diplomatike me mbështetjen ushtarake, në përputhje me të drejtën e natyrshme të Ukrainës për vetëmbrojtje, sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së.
Duke pasur parasysh se Putini nuk tregon asnjë synim për të negociuar me mirëbesim, mbështetja e vazhdueshme ushtarake e Evropës për Ukrainën mbetet po aq vendimtare për paqen në Ukrainë sa mbështetja jonë për një rrugë diplomatike.
Po, luftërat përgjithësisht priren të përfundojnë me një marrëveshje paqeje, por përmbajtja e kësaj marrëveshjeje paqeje është thelbësore për sigurinë evropiane dhe globale, si dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Le ta bëjmë Samitin për Paqen në Zvicër një hap të parë drejt një paqeje të drejtë, të bazuar në Kartën e OKB-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários