Leçe, Itali | Një i moshuar 82-vjeçar, I quajtur Fernando Monte, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Kastrinjanon e Grekërve (Castrignano dei Greci), në provincën e Leçes.
Në trup vëreheshin mavijosje dhe shenja rrahjeje.
Ishte vajza e tij ajo që zbuloi trupin e shtrirë në tokë kur shkoi për ta vizituar.
Në shtëpi ndodhej edhe kujdestari i të moshuarit, një 36-vjeçar me kombësi moldave.
Nga sa kuptojmë, burri është në gjendje konfuze dhe nuk flet dhe është dërguar në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Vajza që jeton në katin e sipërm, duke u kthyer nga bregu i detit, pa kujdestaren të zhveshur jashtë derës në një gjendje të dukshme konfuzioni.
Ajo hyri brenda dhe gjeti trupin.
Kujdestari kishte dy vjet që punonte për të moshuarin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios