LAVIA GJATA ISHTE DUKE KALUAR RRUGËN ME FOSHNJE NË KRAHË KUR U PËRPLAS NGA NJË MAKINË ME TARGË AC 666 AT | VDIQ NË AKSIN RRUGOR DIMAL-BERAT NË VENDIN E QUAJTUR “MORAVË”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 17
- 1 min read

Berat, Shqipëri | Znj. Lavia Gjata, me moshë 30 vjeçe, vdiq në një aksident automobilistik, i cili, ndodhi mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:35, në aksin rrugor Dimal-Berat, në vendin e quajtur “Moravë”.
Kumtohet se znj. Gjata po kalonte rrugën së bashku me foshnjën e saj 2-vjeçare në momentin e aksidentit automobilistik.
Në momentin e kalimit ajo u godit nga një automjet tip “BMW” me targë AC 666 AT.
Përplasja ishte vdekjeprurëse për znj. Gjata, e cila, vdiq në vendngjarje.
Foshnja që ajo mbante në krah nuk ka marrë lëndime serioze, por është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për kontroll shëndetësor.
Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i automjetit nuk ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit automobilistik.
Ai është shoqëruar në komisariatin e Beratit për t'u intervistuar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments