LAVDIM HOTI VDIQ NË SPITAL KU NDENJI 2 JAVË NË GJENDJE AGONIE PAS AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK TË NDODHUR NË FSHATIN LUSHTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 21
- 1 min read

Fshati Lushtë, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Lavdim Hoti, me moshë 34 vjeç, vdiq në spital, ku qëndronte në gjendje agonie, prej afro dy javësh, si pasojë e përfshirjes në aksident automoblistik, në aksin rrugor “Pejë-Mitrovicë” (pranë fshatit Lushtë), më 6 qershor të vitit 2025.
Gjatë drejtimit të automjetit ai doli nga rruga. Në automjet ndodheshin edhe subjekte të tjerë por ata shpëtuan paq.
Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të dokumentuar shkresërisht shkaqet e vdekjes.
Në lidhje me rastin, hetimet penale paraprake janë në zhvillim e sipër për të dokumentuar shkresërisht se përse z. Hoti humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments