
Katalonjë, Mbretëria e Spanjës | Z. Isak Andiç (Andic), me moshë 71 vjeç, themelues dhe pronar i markës së njohur të modës Mango, vdiq sot pasi ra në zbrazëti, në shpellat Montserrat, në qytetin Kolibato (Colibatò), në Katalonjë, gjatë një ekskursioni me familjen e tij.
Sipërmarrësi ishte në shoqërinë e djalit dhe gruas së tij kur rrëshqiti dhe ra nga një lartësi prej 150 metrash.
Ka qenë djali ai që ka ngritur alarmin rreth orës 13 në urgjencën 112, i cili ka aktivizuar ekipet e shpëtimit. Kjo u mësua nga shërbimet e urgjencës.
Një sportist i madh dhe i njohur në mbarë botën për kompaninë e tij shumëkombëshe të modës së veshjeve të gatshme, Z. Isak Andiç po bënte një ekskursion në shpellat e famshme të kripës që kishte bërë herët e tjera, kur ishte viktimë e një aksidenti, raportojnë mediat iberike - ndër të cilat El Pais.
Gjatë rrugëtimit, sipas asaj që djali i tij u ka shpjeguar patrullave të mbërritura në vendngjarje, sipërmarrësi ka qenë përpara familjes së tij, kur kanë dëgjuar zhurmën e gurëve që binin dhe ka parë se si ai ka rënë në boshllëk, pa u mbajtur dot.
Agjentët e reparteve malore, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje me helikopterë, kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë të sipërmarrësit rreth orës 15.30 për ta transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Katalonjës, ku do t'i nënshtrohet autopsisë.
Z. Isal Andiç krijoi markën Mango të perandorisë së modës që do ta bënte të famshëm në botë në vitin 1984.
Me origjinë turke, ai kishte ardhur në Spanjë si adoleshent, duke hapur dyqanin e tij të parë në Paseo de Gracia të Barcelonës.
Ai konsiderohej aktualisht njeriu më i pasur në Katalonjë.
“Me ngushëllime të thella, ne me keqardhje komunikojmë vdekjen e papritur dhe të dhimbshme të Isak Sandic, kryetarit tonë joekzekutiv dhe themeluesit të Mango, në një aksident të shtunën”, tha në një deklaratë CEO i kompanisë, Toni Ruiz.
“Isaku ishte një shembull për të gjithë ne. Ai ia kushtoi jetën projektit Mango, duke lënë gjurmë të pashlyeshme falë vizionit të tij strategjik, lidershipit të tij frymëzues dhe përkushtimit të tij të palëkundur ndaj vlerave me të cilat ai përshkoi kompaninë tonë”, shtoi ai.
“Trashëgimia e tij pasqyron rezultatet e një projekti sipërmarrës të shënuar me sukses, edhe për cilësinë e tij njerëzore, afërsinë e tij dhe kujdesin dhe dashurinë, të cilën ai ia transmetoi të gjithë organizatës në çdo kohë”, shkruan z. Ruiz në tekst, me përkushtimin për të siguruar që Mango të vazhdojë të jetë projekti ambicioz për të cilin Isak u ndje krenar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments