Jorku i Ri, Amerikë | Kërcimtarja Michaela Mabinty DePrince, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara nga një jetimore në Sierra Leone dhe performoi në skena për yje si Beyoncé, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.
Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur.
“Michaela ishte një frymëzim i paharrueshëm për të gjithë ata që e njihnin ose dinin për historinë e saj”, tha familja e saj.
Pas diplomimit dhe shkollës së vallëzimit, ajo u bë kërcimtarja kryesore e teatrit Harlem.
Pastaj kërceu në Holandë në Baletin Kombëtar Holandez.
Në vitin 2021 ajo iu bashkua Baletit të Bostonit.
Kërcimtarja DePrince e tregoi historinë e saj në librin e kujtimeve “Taking Flight: From War Orphan to Star Ballerina”.
“I humba të dy prindërit dhe qëndrova në jetimore për një vit - tha ajo në një intervistë me entin medaitik Associated Press në vitin 2021 - dhe nuk u trajtova mirë sepse kisha vitiligo, një çrregullim i lëkurës për të cilin ajo u quajt vajza e djallit”.
Kërcimtarja DePrince kërceu në videoklipin “Freedom”, të këngës së famshme të Beyonce, e cila e zgjodhi personalisht për rolin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments