top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

LAMTUMIRË KARL MOS (CHARLIE MOSS) | VDIQ REKLAMUESI QË SHPIKU SLOGANIN “I LOVE NY”.

Jorku i Ri, Amerikë | Jorku i Ri i tha lamtumirë artistit Çarli Mas (Charlie Moss), magjistarit të reklamave, fushata e të cilit “I love NY” me zemrën e vogël të kuqe në qendër në mesin e viteve shtatëdhjetë kontribuoi në transformimin e qytetit Gotham, të përqeshur nga shumë si një mollë e kalbur në metropolin vezullues që njohim, një magnet për turistët nga e gjithë bota.

 

Artisti Mos (Moss) vdiq nga një atak në zemër në shtëpinë e tij në Ueinskat (Wainscott), në Long Ailënd (Island). Ai ishte 85 vjeç.

 

Ishin vite të vështira për Mollën e Madhe (Big Apple) me banorët që iknin në periferi më të jetueshme dhe të pastrehët në çdo cep të rrugëve të pushtuara nga mbeturinat dhe të bërë të rrezikshëm nga krimi dhe tensionet racore.

 

Fushata debutoi në vitin 1977, me Jorkun e Ri në mes të një krize financiare shkatërruese.

 

Pesë vjet më vonë, një nga baballarët e sloganit, zëvendës këshilltari për tregti, Uilliam Doill (William Doyle), ia atribuoi logos të ardhurat e qytetit prej mbi tre miliardë dollarësh nga turizmi.

 

“Një sukses i madh që na bëri të harrojmë se çfarë do të thotë të mos jesh i dashur”, tha ai.

 

Në qendër të sloganit, të riprodhuar pafundësisht në bluza, kriklla, kapele dhe pajisje të tjera për turistët, ishte zemra e vogël ikonë e kuqe në vend të fjalës “dashuri” që dizenjuesi i shkëlqyer grafik Milton Glaser (ai kishte studiuar në Bolonjë, në Akademinë e Arteve të Bukura) kishte vizatuar me laps në anën e pasme të një zarfi gjatë një udhëtimi me taksi.

 

Kasti i muzikalit Chorus Line solli reklamën në TV dhe artisti Moss fitoi një çmim Tony.

 

Doyle dhe shefi i tij John Dyson ia kishin besuar fushatën agjencisë pioniere të Mary Wells Lawrence (rastësisht e para e drejtuar nga një grua në botën e të gjithë meshkujve të Mad Men of Madison Avenue).

 

Wells gjithashtu vdiq majin e kaluar në Londër: ajo ishte 95 vjeç. Dhe si ajo, në mars, bashkëpunëtorja Howie Cohen, autorja e teksteve të reklamave të tjera ikonike si “Try it, you'll like it”, dhe “Nuk mund ta besoj se e hëngra të gjithën”, për pilulat e tretjes Alka. Seltzer.

 

Artisti Moss, emri i vërtetë i të cilit ishte Karl Moskouic (Charles Moskowitz) kishte në meritë të tij fushata të tjera të rëndësishme reklamuese: “Flick your Bic” për çakmakët Bic dhe “The original mouth whack” për mintet Tic Tac.

 

Të gjitha të kondensuar në hapësirën prej 30 sekondash.

 

Ne krijuam një gjuhë të natyrshme për televizionin duke i dhënë njeriut në rrugë municionin për t'u bërë komedian”, shpjegoi guruja e Madison Avenue për entin mediatik Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) në fillim të viteve shtatëdhjetë.


Kjo është arsyeja psikologjike e suksesit. Personazhet në reklama janë individë të pambrojtur, me të cilët një person mesatar mund të identifikohet dhe mund të përdorë slogane dhe të jetë i sigurt se mund t'i bëjë njerëzit të qeshin.


Në këtë mënyrë njeriu mesatar bëhet një lloj heroi me një çelës të vogël.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page