top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAJM QEVERITAR* | KRYEMINISTRI RAMA DEKLAROI NGA GREQIA NË TAKIM ME EMIGRANTËT: PAGA MBI 1200 € NË TURIZËM DHE TEKNOLOGJI; RESORTET NË BREGDET JANË PROJEKTUAR NGA ARKITEKTËT MË TË MËDHENJ TË BOTËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

*Paralajmërim | Ky është lajm qeveritar dhe si i tillë duhet marrë me shumë rezerva, sepse, brenda vetes mbart propagandë dhe mashtrim zgjedhor (elektoral) të subjektit politik pushtetmbajtës (Partia Socialiste e Shqipërisë) në Republikën e Shqipërisë, e cila, është tejet e specializuar në shpëlarjen e trurit të masave të gjera të shoqërisë shqiptare.


Athinë, Greqi | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij me emigrantët shqiptarë në Greqi se kur Partia Socialiste mori pushtetin politik Shqipëria kishte një Prodhim të Përgjithshëm Kombëtar më pak se 10 miliardë €, ndërsa sot e ka 25 miliardë €, dy herë e gjysmë më të lartë.

 

Të ardhurat për frymë ishin rreth katër mijë euro, sot janë rreth 10 mijë euro. Kur ne morëm detyrën, askush nuk kishte kurajon të mendonte se sot paga mesatare në sektorin publik do të shkonte 930 euro, sot paga mesatare për mësuesit është 950 euro, kush e mendonte se paga mesatare për mjekët do të ishte ku e ku mbi një mijë euro. 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot, në fusha të ndryshme që nga turizmi te ndërtimi, që nga farmaceutika te teknologjia kanë ofertat e tyre.


Ja kështu do bjerë në tokë syri i bufit të kënetës, po nuk po flas për 11 majin se nuk kemi ardhur këtu për fushatë.


Dua t’ju them që ky panair i parë në Athinë do të pasohet nga panairi i dytë në vjeshtë dhe do të jemi këmbëngulës se 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi.


Sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri pagat janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra mund të shohin që në sektorin e turizmit pagat janë tjetër nivel.


Një sanitare për gjashtë dhoma në bregdetin e Shqipërisë merr 950 euro, pa llogaritur ndërtimin ku në Shqipëri po ndërtohen vepra që në Greqi nuk i gjen, nuk i sheh, flas për investimet në Tiranë, për kullat e projektuara nga arkitektët më të mëdhenj të botës, për hotelet, për resortet në bregdet projektuar nga arkitektët më të mëdhenj të botës.


Nuk ndërtojmë vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë dhe sot ka nevojë të madhe për krah pune të mbikualifikuar.


Ishte një usta që e takuam në panair dhe punonte gurin këtu prej 30 vitesh dhe patjetër që është mjeshtër i madh.


Ai merrte 100 euro në ditë dhe drejtuesi i kompanisë shqiptare i tha bujrum për të njëjtën pagë tek vinte në Shqipëri.


Por, këtu ja jepnin lekët në dorë dhe ne u habitëm, pa letra i merr ti dhe më tregoi kartën e identitetit dhe lejen e qëndrimit.


Lekët që merr në dorë do të të lenë pa pension. Jemi në kushtet sot kur me krenari mund të themi që në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektor që janë konkurrues me Greqinë.


Nuk ka pagë minimale nën 1500 euro në sektorin e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për manovratorët, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë, për shoferë për mjete më të rënda paga shkon deri në 2000-2500 euro. Ky është një realitet që e keni këtu sot në sallat ku janë stendat e panairit. Kanë kontratat gati për t’i nënshkruar dhe Greqinë këtu e keni. Provojeni njëherë ndryshe! Ne jemi shumë ambicioz për më tutje më e mira është e gjitha përpara për ne, për Shqipërinë”, tha kryeministri Rama gjatë fjalës së tij me emigrantët.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Комментарии

Оценка: 0 из 5 звезд.
Еще нет оценок

Добавить рейтинг
bottom of page