LAGJJA ULPIANË; PRISHTINË | GENTRINT MUSHINCA U GJET I VDEKUR ME PLAGE NË TRUP; PO HETOHET PËR VRASJE OSE VETËVRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 29
- 1 min read

“Lagjja Ulpianë”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Gentrint Mushinca kishte vdekur.
Ai kishte plagë në trup.
Në lidhje me vdekjen e tij autoritetet vendore të hetimit penal po hetojnë paraprakisht për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
Në funksion të kërkimit të provave materiale me interes për procesin e hetimit penal paraprak autoritetet kontrolluan një banesë ku i ndjeri jetonte me qira.
Në lidhje me rastin zyrtarisht u regjistrua procedim penal për konceptin penal të parshikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Njoftim | Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes.
Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin, tha në një deklaratë të shkurtër zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments