LAGJJA “SKËNDER LIBOHOVA”; LUSHNJE | ERION FERATI U ARRESTUA: TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 18
- 1 min read

Lagjja “Skënder Libohova”, Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Erion Ferati, me moshë 43 vjeç.
Njoftim | U kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari.
Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.
Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios