top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “PARTIZANI”; ELBASAN | U ARRESTUA ARDIT PEPA | AKUZOHET SE I VURI LËNDË PLASËSE BANESËS ME QËLLIM QË TË PËRFITONTE AZIL POLITIK NË BASHKIMIN EVROPIAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 1
  • 1 min read

Lagjja “Partizani”, Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ardit Pepa.

 

Ai akuzohet se i vuri lëndë plasë banesës mbrëmjen e së mërkurës, në katin e parë të një pallati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, jo vetëm pranë banesës ku ishte vendosur lënda plasëse, por, edhe tek banesat e tjera të pallatit.

 

Aktin kriminal e kreu së bashku me nipin e tij, me qëllim që të përfitonte azil politik në Bashkimin Evropian

 

Njoftim | Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.

 

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page