top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA NR. 13; DURRËS | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR ISMAIL NUREDINI DHE RANDO MURATAJ: AKUZOHEN PËR KANOSJE ME ARMË ZJARRI DHE MOSKALLËZIM KRIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 9
  • 2 min read

Lagjja Nr. 13, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Ismail Nuredini.

2- Z. Rando Murataj.

 

Njoftim | Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari.

 

Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.

 

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje.

 

Vijon puna për kapjen e tyre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page