top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA LIVADH; HIMARË | U ARRESTUAN SALI GAXHA DHE DENISA RREDHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 26
  • 2 min read

Lagjja Livadh, Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Sali Gaxha.

2- Znj/Znjsh. Denisa Rredhi.

 

Njoftim | Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte autor i disa vjedhjeve në Himarë.

 

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 27-vjeçare e cila nuk kallëzoi krimin.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan: 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. G. është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 07.05.2025 dhe 11.05.2025, përkatësisht në të njëjtin kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë.

 

Në vijim të veprimeve, u arrestua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, edhe shtetasja D. Rr., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila qëndronte në një ambient me autorin e vjedhjeve, dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale dhe nuk e kallëzoi atë.

 

Vijon puna hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera, ku ky shtetas dyshohet si autor.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page