top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ILIA PAPANIKOLLA”, LAGJJA “KOMBINAT”; TIRANË | ERGI BAHITI U ARRESTUA; ARMË ZJARRI; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “CONFIRMATION”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read
ree

Rruga “Ilia Papanikolla”, Lagjja “Kombinat”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ergi Bahiti, me moshë 22 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Confirmation”.


U kap në flagrancë në Kombinat, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.


Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në Kombinat, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Confirmation”.


Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.


Gjatë ndërhyrjes, në rrugën “Ilia Papanikolla”, Kombinat, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin që drejtohej nga 22-vjeçari, dhe gjatë kontrollit në sediljen e tij u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page