top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LAGJJA “ÇLIRIM”; BERAT | LOKALIT TË SALI FETIUT IU VENDOS TRITOL; VETËM DËME MATERIALE; DYSHOHET PËR HAKMARRJE NDAJ ASLLAN FETIUT PËR TODI BIÇAKUN POR NUK PËRJASHTOHEN PISTA TË TJERA HETIMORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 25
  • 1 min read

Lagjja “Çlirim”, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një sasi lënde plasëse ishte vendosur në derën e një njësi shërbimi publike (lokal), duke shkaktuar dëme materiale.


Prona e patundshme është në zotërimin e:

1- Z. Sali Fetiu.


Të dhënat penale e lidhin aktin kriminal me hakmarrjen ndaj z. Asllan Fetiu, i cili, në datën 24 mars të vitit 2025 plagoi me thikë një qytetar me moshë 85 vjeç të quajtur Todi Biçaku.

Majtas: z. Asllan Fetiu | Djathtas: z. Klodian Allajbeu.
Majtas: z. Asllan Fetiu | Djathtas: z. Klodian Allajbeu.

Njoftim | Rreth orës 04:00, në lagjen "Çlirim", në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.


Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page