LAGJIA “11 JANARI” VLORË: SALIO ZENELI VDIQ NGA NJË ARME ZJARRI | PO HETOHET NËSE E VRANË APO VRAU VETEN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 12
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Z. Salio Zeneli vdiq si pasojë e një plage me armë zjarri.
Ai u transportua në spitalin e Vlorës.
Po hetohet nëse z. Zeneli vrau veten apo e vranë.
Njoftim | Rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë një 27 vjeçar, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.
Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga i riu.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments