
Beograd, Serbi | Z. Aleksei Zimin, një kuzhinier i njohur rus, i cili, prej disa vitesh drejtonte një restorant në Londër, u gjet i vdekur në një apartament në Beograd.
Këtë e raporton gazeta beogradase Danas në edicionin e saj online.
Sipas mediave ndërkombëtare, z. Zimin ishte kundërshtar i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.
Kuzhinieri 52-vjeçar ishte në Beograd ku më 7 nëntor prezantoi librin e tij të ri “Anglomania” dhe kishte përgatitur specialitetet e tij për një darkë në një klub në lagjen qendrore Stari Grad, në rrugën Gospodar Jevremova.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.
Gazetari, shkrimtar, me pasion gatimin, Zimin - shkruan Danas - kishte themeluar revistën gastronomike “Afisha Food” dhe kishte drejtuar botime të tjera si GQ dhe Gourmet, si dhe kishte animuar programe të njohura të kuzhinës në television.
Në Moskë kishte hapur disa vende, duke përfshirë restorantin Ragout.
Në vitin 2015 filloi bashkëpunimin me projektin gazetaresk Zima në Londër, ku u zhvendos në vitin 2022 nga Rusia.
Për mikun dhe kolegun e tij Ivan Shishkin, siç raporton gazeta Danas, z. Aleksei Zimin ishte “Xhemi Oliveri ynë, një person me shpirt të madh dhe interesa të shumta... Ai studionte vazhdimisht, lexonte, ishte si një enciklopedi”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments