top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI SOT ME 71 VOTA PRO + 2 KUNDËR + ASNJË ABSTENIM BUXHETIN FAKTIK TË VITIT 2023.

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi sot me 71 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim Buxhetin Faktik të vitit 2023.

 

Kuvendi miratoi me 72 vota pro, asnjë abstenim dhe 1 votë kundër, disa ndryshime në vendimin “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

 

Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar në komisionin e Ligjeve, deputetja Teuta Ramaj anëtare në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, deputetja Flutura Açka anëtare në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

 

Kuvendi miratoi edhe projekvendimin “Për një ndryshim në vendimin ‘Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit’”.

 

Sipas këtij vendimi, deputeti Erion Meka u caktua anëtar zëvendësues në komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page