KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MIRATOI KËRKESËN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHQYRTIMIN ME PROCEDURË TË PËRSHPEJTUAR TË PROJEKTLIGJIT “PËR BANKËN SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 11
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi kërkesën e Këshillit të Ministrave për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar katër projektligje nga Këshilli i Ministrave dhe një projektligj i depozituar nga një grup deputetësh.
“Nga Këshilli i Ministrave është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për Bankën Shqiptare të Zhvillimit.
Në bazë të ligjit, në seancën më të parë do të dëgjohet një folës pro dhe një kundër për jo më shumë se 10 minuta. Ndërsa komisioni përgjegjës për këtë pr/ligj do të jetë Komisioni i Ekonomisë dhe Finanacve”, tha kryetarja Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários