top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUSH ISHTE XHONETHEN BLLUMËR (JONATHAN BLOOMER)?: PRESIDENTI I MORGAN STANLEY I HUMBUR NË MBYTJEN E ANIJES BAYESIAN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Presidenti i Morgan Stanley International, Xhanethen Blllumër (Jonathan Bloomer).

Londër, Britani e Madhe | Avokati drejtonte degën evropiane të bankës amerikane që nga viti 2018 dhe ishte në marrëdhënie të ngushta me manjatin britanik Maik Linç (Mike Lynch), pronar i jahtit.

 

Një emër i ri i njohur i është shtuar listës së 6 personave të zhdukur aktualisht pas mbytjes së jahtit Bayesian në Palermo: është ai i z. Xhonethen Bllumër (Jonathan Bloomer), president i bankës amerikane të investimeve Morgan Stanley International.

 

Ai ishte gjithashtu brenda jahtit me vela 56 metra të gjatë që u mbyt mëngjesin e së hënës 19 gusht në Portiçelo (Porticello), në provincën e Palermos.

 

Z. Bllumër (Bloomer), me moshë 70 vjeç, është president i Morgan Stanley International dhe ka kryesuar degën evropiane të bankës amerikane të investimeve që nga viti 2018.

 

Për më tepër, ai mburrej me një marrëdhënie të konsoliduar me z. Maik Linç (Mike Lynch), aq sa dëshmoi në favor të tij në gjyqin në të cilin u akuzua manjati britanik pak muaj më parë.

 

Marrëdhënia me z. Linç (Lynch) dhe gjyqi: Nga ajo që raportoi enti mediatik britanik Telegrafi, z. Bllumër (Bloomer) është një mik shumë i ngushtë i z. Maik Linç (Mike Lynch) dhe kjo do të shpjegonte arsyen e pranisë së tij në jaht.

 

Marrëdhënia mes të dyve vazhdoi prej shumë vitesh dhe vetë z. Bllumër (Bloomer) u thirr si dëshmitar mbrojtës për gjyqin e mashtrimit që goditi z. Linç (Lynch) dhe që përfundoi vetëm dy muaj më parë.

 

Gjatë gjyqit, z. Bllumër (Bloomer) u ul në tribunën e dëshmitarit sepse ai kishte udhëhequr komitetin e auditimit të kompanisë Lynch's Autonomy, e cila u akuzua se kishte fryrë të dhënat e kontabilitetit të kompanisë së softuerit përpara se të blihej nga Hewlett-Packard në vitin 2011 për 11 miliardë dollarë.

 

Gjigantit të IT-së amerikane iu desh të vazhdonte, vetëm një vit pas përfundimit të transaksionit, me një reduktim të aseteve të Autonomy me gati 8.5 miliardë lekë, duke shkaktuar akuza për mashtrim kundër z. Linç (Lynch).

 

Me atë rast z. Bllumër (Bloomer), me dëshminë e tij, kishte dhënë prova të cilat më vonë rezultuan thelbësore për mbrojtjen.

 

Në fakt, siç raporton enti mediatik britanik Telegrafi, me atë rast ai kishte argumentuar se sipërmarrësi nuk ishte i përfshirë në menaxhimin financiar të kompanisë që kishte themeluar, por ishte shumë më i përqendruar në përcaktimin e strategjive, zhvillimin e produkteve të reja dhe kërkimin e sektorëve të rinj që përshtateshin me të.

 

Një detaj jo pak rëndësi, sepse z. Linç (Lynch) rrezikonte deri në 20 vite burg për akuzat e mashtrimit të ngritura ndaj tij.

 

Dëshmia e bankierit ishte ndër ato që bindën gjykatën e Shën Françeskut (San Francisko) për të shfajësuar manjatin britanik qershorin e kaluar, pas një procesi të gjatë gjyqësor që i kishte kushtuar dorëheqjen e tij nga poste të rëndësishme në organet publike dhe private.

 

Z. Linç (Lynch) themeloi gjithashtu fondin Invoke dhe kompaninë e sigurisë kibernetike Darktrace.

 

Karriera: Z. Xhonethen Bllumër (Jonathan Bloomer), përveçse ishte president me Morgan Stanley, ishte edhe president i kompanisë së sigurimeve Hiscox.

 

Por pikërisht brenda bankës amerikane, ku mbante postet më prestigjioze, i ngjiti shkallët derisa arriti në dhomën e kontrollit.

 

Që nga viti 2016 ai i është bashkuar bordit drejtues të institucionit financiar në role të ndryshme.

 

Ai ishte partneri i z. Orthër Endërsen (Arthur Andersen). Midis viteve 2006 dhe 2012, ai ishte Partner Evropian i Cerberus Capital, dhe më parë, midis viteve 2000 dhe 2005 ai shërbeu si CEO i grupit të shërbimeve financiare të sigurimeve Prudential.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page