Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Simon Vuka.
2- Z. Gëzim Vuka.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Mbikalimi”.
Ata u arrestuan në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa po transportonin rreth 8.2 kg hashash të cilin synonin ta shisnin.
Njoftim | Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mbikalimi”.
Transportonin mbi 8 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, arrestohen në flagrancë, në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, 2 vëllezër.
Sekuestrohen lënda narkotike, shuma parash në lekë dhe në euro, si dhe 2 celularë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 2 shtetas transportonin lëndë narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mbikalimi”.
Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. V., 36 vjeç dhe G. V. 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin.
Ata janë kapur në aksin rrugor “Laç-Mamurras”, teksa transportonin rreth 8.2 kg Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments