top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KULLA EIFEL DO TË FIKET SONTE NË HOMAZH TË PAPA FRANÇESKUT | KRYEBASHKIAKJA E KRYEQYTETIT FRANCEZ ANNE HIDALGO E NJOFTOI AKTIN PËR TË NDERUAR KUJTIMIN E TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 21
  • 1 min read

Paris, Francë | Kulla Eifel në Paris do të fiket sonte për të bërë homazhe për Papa Françeskun, i cili, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

 

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo.

 

Për të nderuar kujtimin e tij, Kulla Eifel do të fiket sonte dhe unë do të propozoj që një vend në Paris të mbajë emrin e tij”, shkroi kryebashkiakja në një mesazh në Instagram.

 

Në këto orë zie, unë shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për katolikët e Parisit, Francës dhe mbarë botës që e vajtojnë sot. Le të vazhdojë mesazhi i tij universal të frymëzojë brezat e ardhshëm”, tha ajo.


Kryebashkiakja shtoi se ajo do të kujtojë përgjithmonë audiencën private që Papa Françesku i dha asaj në vitin 2023, duke e quajtur atë një bisedë ndriçuese.

 

Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfërit.

 

Këtë e tha presidenti francez Emanuel Makron pasi mori vesh lajmin për vdekjen e Papa Françeskut.

 

Peshkopi i Romës donte që Kisha të bashkonte njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën.

 

Uroj që kjo shpresë të vazhdojë të rritet pas tij. Gruaja ime dhe unë u dërgojmë mendimet tona të gjithë katolikëve dhe botës në zi”, shkroi presidenti Makron në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page