top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUKËS: U ARRESTUA ZENEL MUÇMATA; GENCI (GËZIM) PINGULI; ENES ASLLANAJ | AKUZOHEN PËR 3 VEPRA PENALE QË LIDHEN ME PLAGOSJEN E ELVIS HALILAJT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Kukës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Zenel Muçmata (drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Publik në Bashkinë Kukës).

2- Z. Genci (Gëzim) Pinguli.

3- Z. Enes Asllanaj.

 

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të:

1- Vrasjes me paramendim”.

2- Armëmbajtjes pa leje”.

3- Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Sipas informacionit të dhënë nga Prokuroria e Kukësit, arrestimet u realizuan pas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 72 të vitit 2025, ku dyshohet se është tentuar të kryhet një vrasje.


Prokuroria e Kukësit ka bërë të ditur se operacioni u realizua në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Z. Zenel Muçmata akuzohet për kryerjen e veprës penale të:

1- Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

2-Armëmbajtje pa leje”.

 

Z. Genci Pinguli dhe z. Enes Asllanaj akuzohen për kryerjen e veprës penale të:

1- Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut ngjau më 19 shkurt të vitit 2025 në qytetin e Kukësit, pas një konflikti mes të dyshuarve.

 

Z. Elvis Halilaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe aktualisht ndodhet në spital. Ndaj z. Zenel Muçmata ishte shqiptuar masa e sigurimit vetjak “arrest në burg” në mungesë.

 

Ky operacion vjen si rezultat i hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit të ngushtë mes Prokurorisë dhe Policisë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page