Tiranë, Shqipëri | Gjatë marshimit të djeshëm anti-qeveritar u plagos z. Kujtim Ymeri.
Ai pësoi djegie të shumta në gjymtyrët e poshtme sepse u rrethua nga flakët.
Z. Ymeri në një intervistë telefonike për foli nga spitali i Traumës në Tiranë dha detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës.
Sipas tij, djegia që ka pësuar ka ardhur për shkak të mungesës së profesionalizmit të strukturave të Policisë së Shtetit.
Ai shtoi se dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, ndërsa policia e hodhi në drejtim të protestuesve.
Z. Ymeri u shpreh se aktualisht po merr mjekim te Trauma, për djegie të shkallës së tretë, dhe bashkë me të, në dhomë është edhe një punonjës policie.
“Një nga infermierët, më tha se çfarë t’u desh ty që të shkoje në protestë. Jo vetëm të gjitha institucionet që janë militalizuar, por edhe shëndetësia. Infermierja më tha që është turp që keni dalë në protest.
Në shumë zona ka arrit në shkallë të 3 djegia, jam dëmtuar në gjymtyrën e poshtme.
Nuk ka reaguar asnjë efektiv për zjarrin që më përfshiu por vetëm një qytetar, që më ndihmoi dhe lajmëroi ambulancën.
Dikush hodhi molotov në drejtim të policisë, dhe ata e hodhën në drejtim të protestuesve, pa llogaritur se kush ishte. Një mungesë totale profesionalizmi.
Më vjen keq nga deklaratat e ministrit, jam në një dhomë me një efektiv policie.
Nuk ditëm të reagonin, më tha polici. Politika po i përdor dhe po i tmerron.
Ka një politizim të madh dhe na japin modele se si duhet të veprojmë. Zgjedhjet se s’bën do të arrihet diçka që të hiqet ky regjim.
Duhet të vijë se s’bën ndryshimi. Ka njërëz që dalin nga mllefi dhe varfëria.
Kanë bërë veprime të papërashtatshme, po e çojnë vendin në luftë dhe vëllavrasje.
Kësaj policie i ka lënë hapësira për t’i përdorur. Ministri Hoxha s’ka ardhur fare, kanë ardhur vetëm 2 efektivë që njëri iku mbrëmë, ndërsa tjetri është këtu me djegie.
Njërin nga policët që ishte më mirë e hoqën nga dhoma ime dhe e çuan në takimin me ministrin e Brendshëm, e kanë bërë takimin jashtë. Besoj se do t’ia dalim”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments