top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBA: LUFTË TË ASHPËR KUNDËR NARKOTIKËVE PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË GJERË TË NJË DROGE TË RE SINTETIKE TË QUAJTUR “EL QUIMICO” (NJË PËRZIERJE E MARIHUANËS + METAMFETAMINËS + SUBSTANCA TOKSIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Havanë, Kubë | Qeveria kubane ka nisur një luftë të plotë kundër trafikut të drogës për shkak të përdorimit të gjerë të një droge të re sintetike, të quajtur “el quimico”, një përzierje e marihuanës, metamfetaminës dhe substancave të tjera toksike, në mesin e popullatës së re të ishullit të Karaibeve.

 

Kjo u raportua sot nga uebsajtet e pavarura kubane “14ymedio” dhe “Cibercuba”, duke cituar një artikull nga enti mediatik “Granma”, organi zyrtar i shtypit i qeverisë së Havanës, ku kryeministri Manuel Marrero Kruz (Cruz) deklaroi, duke cituar z. Raul Kastro (Castro), i cili tha se: “Lufta do të jetë me zjarr dhe shpatë kundër kujtdo që përpiqet të helmojë të rinjtë tanë dhe fëmijët tanë. Vullneti politik i tolerancës zero ndaj drogës, një plagë universale që prek sigurinë kombëtare”.

 

Deklaratat e z. Marrero vijnë pas dhjetëra operacioneve antidrogë që çuan në arrestime të shumta këtë javë në disa zona të Havanës duke përfshirë Marianao, Guanabacoa, Habana del Este, Habana Vieja, Arroyo Naranjo, Cerro dhe Boyeros.

 

Kuba njoftoi gjithashtu krijimin e Observatorit Kombëtar të Drogës (OND), i cili, nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, do të ketë një sistem paralajmërimi të hershëm për të identifikuar substanca të reja psikoaktive si “el quimico”.

 

OND është pjesë e Copolad III, programi i bashkëpunimit të Bashkimit Evropian me Amerikën Latine për politikat e drogës dhe do të jetë funksional nga muaji korrik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page