top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBA KOMUNISTE KËRKON ZYRTARISHT ANËTARËSIMIN E SAJ NË BLLOKUN BRICS | MINISTRIA E JASHTME E KUBËS I DËRGOI LETËR PRESIDENTIT RUS PUTIN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Havanë, Kubë | Qeveria kubane ka kërkuar zyrtarisht që të jetë në gjendje të bashkohet me bllokun BRICS të vendeve në zhvillim, një aleancë e nisur nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, së cilës, iu bashkuan vitin e kaluar Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia dhe Irani.

 

Kërkesa për t'u bërë vend partner i forumit politiko-ekonomik i cili, konsolidohet si një lojtar kyç në gjeopolitikën globale dhe shpresë për vendet e jugut të botës, u zyrtarizua me dërgimin e një letre drejtuar presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin, i cili mban presidencën e rradhës.

 

Në të njëjtën letër, Ministria e Jashtme Kubane konfirmoi se presidenti kuban Miguel Díaz-Canel do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të planifikuar për 22-24 tetor në qytetin rus të Kazanit.

 

Duke zënë 34% të territorit botëror, duke zënë 45.2% të popullsisë së planetit dhe në total 36.7% të prodhimit të brendshëm bruto global, BRICS gjithnjë e më shumë paraqitet si kundërpeshë ndaj bllokut të ekonomive të konsoliduara të dominuara nga fuqitë perëndimore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page