top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE KA MARRË MBI 300 DRONË USHTARAKË NGA RUSIA DHE IRANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 17
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Që nga viti 2023, regjimi kuban thuhet se ka grumbulluar mbi 300 dronë luftarakë të furnizuar nga Rusia dhe Irani, duke i fshehur ato në zona të ndryshme strategjike të ishullit”.


Kështu raportoi enti mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke cituar informacione nga Inteligjenca amerikane dhe zyrtarë amerikanë.


Havana po vlerëson përdorimin e mundshëm të mjeteve ajrore pa pilot kundër objektivave të ndjeshëm, siç është baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos, anijet detare amerikane dhe madje edhe Ki Uesti (Key West), në Floridë.


Megjithatë, Uashingtoni nuk beson se një kërcënim i drejtpërdrejtë ose një sulm i planifikuar kundër interesave amerikane është i afërt.

 

Një zyrtar amerikan përmendi gjithashtu praninë e këshilltarëve ushtarakë iranianë në kryeqytetin kuban dhe kontaktet e reja midis qeverisë së Presidentit Miguel Diaz-Kanel (Canel) dhe Moskës për të marrë pajisje shtesë ushtarake.


Disa ushtarakë kubanë të dërguar për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë raportuan në Havanë mbi efektivitetin e luftës me dronë.


Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë praninë e këtyre teknologjive vetëm disa dhjetëra kilometra larg brigjeve të tyre një kërcënim në rritje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page