KUBË | DREJTORI I AGJENCISË QENDRORE TË INTELIGJENCËS (CIA) XHON RATKLLIF (JOHN RATCLIFFE) U TAKUA NË HAVANË ME ZYRTARË KUBANË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 15
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Xhon Ratkllif (John Ratcliffe), u takua sot në Havanë me zyrtarë kubanë për të forcuar dialogun midis Shteteve të Bashkuara dhe ishullit”.
Kështu tha qeveria kubaneze.
“Takimi u zhvillua në një kontekst të karakterizuar nga kompleksiteti i marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim kontributin në dialogun politik midis dy kombeve”, u tha prej saj.
Qeveria kubaneze deklaroi se informacioni i dhënë nga pala kubane dhe diskutimet me delegacionin amerikan na kanë lejuar të demonstrojmë kategorikisht se Kuba nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-ës, dhe as nuk ka arsye legjitime për ta përfshirë atë në listën e vendeve që dyshohet se sponsorizojnë terrorizmin.
Drejtori Ratkllif (Ratcliffe) zhvilloi bisedime me homologun e tij në Ministrinë e Brendshme.
“Gjatë takimit, u bë e mundur të verifikohej koherenca dhe rëndësia e pozicionit historik të vendit tonë, vazhdon deklarata, me veprimet e qeverisë kubaneze dhe autoriteteve të saj kompetente në përballjen dhe dënimin e qartë të terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij”, u tha në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments