top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË: BLERTA SOLER UDHËHEQËSJA E “GRAVE TË VESHURA ME TË BARDHA” U LIRUA PAS TRE DITËSH ARRESTI | BERTA SOLER U ARRESTUA PARA SELISË SË LËVIZJES NGA SIGURIMI I SHTETIT I KUBËS.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Havanë, Kubë | Pas tre ditësh, aktivistja 61-vjeçare Berta Soler u lirua nga policia kubane.

 

Udhëheqësja e “Zonjave të veshura me të Bardha”, një lëvizje që mori çmimin Saharov për lirinë e mendimit nga Parlamenti Evropian në vitin 2005, u arrestua të dielën nga Sigurimi i Shtetit.

 

Kjo u bë e ditur në platformën sociale virtuale Iks (X) nga bashkëshorti i saj, ish i burgosuri politik Ángel Moia (Moya), i cili kishte tre ditë që raportonte zhdukjen e gruas së tij, duke shtuar se autoritetet kubane thanë se nuk e dinin se ku ndodhej.

 

Znj. Soler u lirua sot pranë njësisë së policisë Aguilera të Havanës.

 

Pas arrestimit të ndodhur në lagjen Loton (Lawton) të kryeqytetit kubanez, përballë selisë së Zonjave të veshura me të Bardha, aktivistja u transferua në një tjetër komisariat, atë të bashkisë Kotorro (Cotorro), 18 km larg kryeqytetit.

 

Gjatë ndalimit ajo ishte e mbyllur në qeli gjysmë të errët, pa ujë dhe pa Biblën e saj”, denoncoi z. Moia (Moya).

 

Ndryshe nga herët e tjera, oficerët këtë herë nuk e kanë kërcënuar dhe aktivistja është liruar pa akuza apo gjoba.

 

Ashtu siç ndodh çdo javë për aktivizmin e saj, znj. Berta Soler u arrestua të dielën e kaluar teksa po largohej nga selia e “Zonjave të veshura me të Bardha” pasi ishte kërcënuar nga represori Felo, i Sigurimit të Shtetit, se ishte burgosur për mospranimin e marrëveshjes për të braktisur aktivizmin e saj, në këmbim të largimit me të shoqin për në Shtetet e Bashkuara, për të vizituar të afërmit e saj, shpjegoi z. Moia (Moya).

 

Për kërcënimet, vetë znj. Berta Soler deklaroi në Facebook mëngjesin e së dielës: “Do të jem në rrugë dhe vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë. Asnjë pakt me represorin”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page