Beograd, Serbi | “Litiumi është i rëndësishëm për Europën dhe e vetmja depozitë e rëndësishme në kontinentin evropian ndodhet në Serbi, prandaj në lidhje me nxjerrjen asnjëherë nuk e kam fshehur faktin se besoj se është një ide e mirë dhe do të ishte e pakujdesshme të hiqej dorë prej saj”, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë inspektimit të kantierit ku janë duke u zhvilluar punimet për rinovimin e teatrit “Boshko Buha”.
Këtë e ka bërë të ditur transmetuesi mediatik serb “N1”.
“E pyetur nëse kjo do të thotë se do të ketë një referendum për shfrytëzimin e litiumit në luginën e Jadrës, kryetarja Brnabiç u përgjigj se do të shohim, sepse detyra ime është të drejtoj një debat në Parlament me aktorët përkatës, nuk më takon mua të vendos nëse do të ketë një referendum.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments