Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen e saj, duke folur nga foltorja e Kuvendit.
Znj. Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të një situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.
“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën.
Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë.
Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim.
Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.
Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjihëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm”, tha znj. Nikolla.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments