Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në kryesinë e Kuvendit në një vizitë zyrtare ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.
Bashkë me urimet për zgjedhjen, ambasadorja e Izraelit Peleg shprehu vlerësimin për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe solidaritetin historik të shqiptarëve me hebrenjtë.
Kryetarja Spiropali nënvizoi vullnetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të qeverisë dhe institucioneve shqiptare, për përparimin e dialogut politik me Izraelin, si dhe përparimin e bashkëpunimit në fushat e:
1- Ekonomisë;
2- Sigurisë;
3- Industrisë;
4- Mbrojtjes.
5- Teknologjisë së informacionit.
6- Zhvillimit të infrastrukturës digjitale.
7- Mbrojtjes kibernetike.
8- Rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.
9- Bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare për çështjet rajonale e globale.
“Shqipëria është lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit tonë për një botë më të sigurt e në paqe”, tha kryetrja Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires