KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI PRITI NË TAKIM DY PERSONALITETE RUMUNE ME ORIGJINË SHQIPTARE; BOGDAN ALIN STOICA DHE RADU COSMIN SAVULESCU.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 7
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, priti sot (07.02.2025) në një takim në Kryesinë e Kuvendit dy personalitete rumune me origjinë shqiptare, deputetin Bogdan Alin Stoica, dhe sekretarin e Shtetit kundër diskriminimit, njëkohësisht president i Lidhjes së Shqiptarëve të Rumanisë, Radu Cosmin Savulescu.
Gjatë takimit u diskutua mbi lidhjet tradicionale dhe bashkëpunimin e sotëm mes Shqipërisë dhe Rumanisë si edhe kontributin e mërgatës (diasporës) së hershme e të re në zhvillimin e Shqipërisë dhe si faktor i miqësisë mes dy popujve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios